Wednesday, January 25, 2017

Supat

Ne dreke ose ne darke ,supat jane gjithmone te domozdoshme.Te besh supe eshte shume e thjeshte ,kjo varet nga gustot e gjithsecilit majafton nje blender elektrik dhe nese doni mos humbisni kohe dhe tenxhere me presion.Pak me poshte do ju tregoj disa receta te thjeshta per tu pergatitur.

Supe patate dhe presh (Potage Parmentier)

Supa me patate dhe presh eshte shume e thjeshte per tu pergatitu dhe nderkohe shume e shijshme dhe me arome te mire .Nese doni te modifikoni receten mund te shtoni karrota ,brokoli,lulelaker ose cfaredo lloji tjeter perimesh sipas deshires dhe porcionet qe doni.
Dozat per 2 litra supe  (6-8 persona )
-          400-500 gr patate
-          400-500 gr presh
-          kripe
Procedura
1.      Vendosini ne zjarr mesatar nje tenxhere me 2 litra uje ose nje tenxhere me presion .
2.      Hidhni patatet dhe preshte e qeruara dhe te prera ne copa .
3.      Ziejini ne zjarr mesatar ose te ulet per 30- 40 min .Nese preferoni mund ti zieni ne tenxhere me presion  per 5 min.
4.      Hiqini nga zjarri I hidhni kripen dhe grijini ne blender.
5.      Sipas deshires pasi e keni hequr nga zjarri mund ti hidhni :

-          50 gr pana kuzhine
-          50 gr gjalpe
-          2-3 luge majdanoz dhe ereza te tjera sipas deshires (piper etj)
Duke perdorur receten baze mund te shtojme 200 gr perime te tjera sipas deshires .
Masat nuk jane te rendesishme prandaj mund ti vendosni ju.Ne shume shtepi franceze ose ne restorante te vogla supat behen nga receta baze e supes me patate dhe presh duke ju shtuar perime te fresketa ose salca.
Perimet si me poshte duhen hedhur qe ne fillim te zierjes :
-          Karrota ose repa
-          Domate e qeruar
-          Bizele ose fasule gjysem te ziera

Perimet si me poshte duhen hedhur ne gjysem te zierjes :
-          Lulelaker ,brokoli,kungull,spinaq etj


Supe kremoze me kerpudha (Potage Veloutè aux Champignon)


Kjo recete eshte ideale si per raste te rendesishme ashtu edhe si pjate e pare per dreke gjate fundjaves.
Dozat per 2 litra supe  (6-8 persona )
-          1 qepe
-          300-400 gr kerpudha te fresketa sipas preferences
-          1.5 litra leng perimesh ose pule
-          40 gr gjalpe
-          1 luge miell

Procedura
1.      Vendosini ne zjarr mesatar qepen e grire holle bashke me gjysmen e sasise se gjalpit per rreth 10 min ,(te mos arrijne ngjyren e arte).
2.      Shtojme miellin dhe vazhdojme perzierjen dhe per 3 min.
3.      Hiqeni nga zjarri dhe shtoni pak nga pak lengun e perimeve.
4.       Vendoseni perseri te zieje duke hedhur vetem kembet e kerpudhave per 20 min.
5.      Hiqeni nga zjarri dhe filtroni lengun duke hequr kembet e kerpudhave.
6.      Ne nje tigan qe nuk ngjit hidhni gjysmen e gjalpit te mbetur kerpudhat e prera ,kripe ,leng limoni per disa minuta ne zjarr mesatar.
7.      Hidhni kerpudhat bashke me lengun e tyre tek tenxherja dhe lereni te zieje per 10 min.
8.      Sipas deshires pasi e keni hequr nga zjarri mund ti hidhni :

-          50 gr pana kuzhine
-          2-3 luge qumesht
-          2-3 luge majdanoz dhe ereza te tjera sipas deshires (piper etj)

No comments:

Post a Comment