Friday, January 27, 2017

Embelsirat


Panine me Cokollate  (PAIN AU CHOCOLAT)

Per 16 panine
Dozat
-          300 gr miell 00.
-          10 gr maja birre
-          1 veze
-          35 gr sheqer
-          Pak kripe
-          175 ml qumesht
-          150 gr gjalpe
-          120 gr cokollate te zeze
-          1 veze per te lyer siper paninet
-         
Procedura
  1. Ne nje ene perzieni bashke qumeshtin,majane,sheqerin dhe vezen.
  2. Shtoni miellin dhe vazhdoni ta perzieni.
  3. Hidhni pak kriper dhe vazhdoni te krijoni nje brume homogjen.
  4. Masen e brumit te punuar e mbeshtillni me nje qese dhe lereni te pushoje per 30 min.

  1. Gjalpin te cilin me pare e keni nxjerre nga frigoriferi dhe eshte zbutur e vendosni ndermjet dy letrave qe sherbejne per pjekje dhe formoni nje pete.E vendosni me pas ne frigorifer.

  1. Pasi ka kaluar 1 ore merni gjalpin dhe brumin.Krijoni nje pete pak a shume katrore dhe vendosni gjalpin siper sic eshte ne forme pete.Palosni 4 cepat ndermje tyre.
  1. E zgjatni brumin lehtesisht me kujdes (duke perdorur pecin) ne menyre qe mos dale gjalpi jashte.
  2. Beni palosjen ne 3 pjese.
  1. Perseriteni procesin duke e zgjatur brumin perseri dhe duke bere palosjen ne 3 pjese.
  2. E hapni nje pete pak a shume ne forme katerkendore.
  3. E ndani peten ne strisha pak a shume 6 – 7 cm .Dhe me pas ne forma drejtkendore.
  1. Ndajeni cokollaten ne copa drejtekendeshe dhe filloni ti vendosni tek format e brumit.
  1. Vendosini ne nje tave larg nga njera tjetra dhe lerini derisa te dyfishojne volumin e tyre per 2 ore.
  1. Lyejini me te verdhen e vezez dhe hidhini pak sheqer siper.
  2. I vendosni ne 180 grade ne furre te parangrohur,per 10 min ose derisa te marin ngjyre te arte.
       https://goo.gl/photos/F59b8i2AtxXUAS8T6
  





Krostate me ananas  (TARTE A' L'ANANAS)

Per 6 persona

Dozat
-          500 gr ananas i konservuar ne feta.
-          150 gr xhelatine frutash (marmalade sipas deshires)
-          2 luge konjak
-          Brumin frolla
-          Kremin e pasticerise

Procedura

  1. Vendosini ne zjarr mesatar nje tenxhere ku hedhim vetem lengun e ananasit te konservuar per 5minuta.
  2. Shtoni ananasin ne feta dhe vazhdoni zierjen dhe per 5 min te tjera .
  3. Hiqini fetat e ananasit dhe lerini te ftohen.
  4. Hidhni xhelatinen e frutave dhe konjakun dhe perziejeni derisa te arrije te trashet lengu (duhet te arrije temp afersisht 108 grade).
  5. Pasi te keni pergatitur brumin frolla dhe e keni pjekur (linkun e gjeni ketu Brumi frolla   ) mbulojeni pjesen e siperme me kremin e anasit qe krijuar duke lene nje pjese te vogel per dekorin ne siperfaqe.
  6. Hidhni kremin e pasticerise.
  7. Vendosni ananasine ftohur.
  8. Siper mund ta dekoroni me copa frutash te thata ose bajame sipas deshires si dhe me kremin e anasit te mbetur.

No comments:

Post a Comment